E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit, plagoset gruaja, dëme të mëdha materiale

Një bombol gazi shpërtheu mëngjesin e së hënës në një banesë ne Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Isa Boletini” të qytetit bregdetar.

 

Si pasojë e shpërthimit të bombolës banesa është përfshirë nga flakët duke pesuar dëme të shumta materiale.

 

Reklamë

Shpërthimi dyshohet se ndodhi gjatë kohës që Zamira Kanani, e zonja e shtëpisë po gatuante dhe per pasoje ka mbetur e plagosur.

 

Sipas uniformave blu, gruaja ka tentuar të fikë te shuaje flaket përpara mbërritjes së forcave zjarrëfikëse.

 

Zamir Kanani u transportua në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut të jetës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë