E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shpërndarja e teksteve shkollore nis në datën 25 gusht

Pushimeve te verës po u vjen fundi, ndërsa shkollat po përgatiten per fillimin e vitit te ri mësimor. Te premten e 25 gushtit nis shpërndarja e librave për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe te mesëm. Shitja e teksteve do te behet si vite me pare, pranë librarive te shkollave. Specialiste ne Ministrinë e Arsimit, deklarojnë se shpërndarja do te vijoje deri ne 10 shtator, ndërsa nuk do te ketë rritje te çmimit.

 

Tekstet do te jene falas për familjet ne nevoje dhe ato me status te veçante. Edhe prindërit qe kane tre fëmijë ne shkolle, per me te voglin, tekstet i përfitojnë falas. Pas nje periudhe te gjate pushimesh, viti i ri shkollor nis te hënën e 11 shtatorit.

 

 

Më shumë video

Reklamë