Presidenti Meta deklaroi se dekreti i tij i mundshem për shpërndarjen e parlamentit do te shoqerohet edhe me nje dekret për shperndarjen e qeverise. Në një deklararë të shpërndare nga Presidenca thuhet se:

“Nëse do nxjerr dekret për shpërndarjen e Parlamentit, do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë. Dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar.”

Në ditët e para të muajit mars kur organizoi në mënyrë surprize një protestë në bulevard, kreu i shtetit kishte paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk tërhiqej nga disa sulme ndaj institucioneve kushtetuese, ai do te firmoste dekret për shperndarje parlamenti. Mirëpo kohet e fundit sikur pati ditë të ëmbla mes Metës dhe Rames, dite cilat mesa duket kane përfunduar dhe në sfond duket një tjetër stuhi politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *