Shpërndarja e materialeve zgjedhore neper KZAZ është drejt fundit. Në qarkun e Dibrës procesi nuk ka nisur njëkohësisht. Shkak për këtë mësohet të jetë bërë ndërrimi i komisionerëve të qendrave të votimit nga partitë politike. Procesi me vonesë ka nisur në KZAZ 19 në bashkinë Dibër dhe ne KZAZ 18 Bulqizë. Kryetari i KZAZ 16 Gëzim Pasha, tha se procesi pritet të përfundojë brenda orarit zyrtar te parashikuar ne kodin zgjedhor. Në qarkun Dibres, janë rreth 128 mijë qytetar me të drejtë vote. Procesi i votimit do të bëhet në 264 qendra.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *