Policia e Krujës ka vënë në pranga 48-vjeçarin, Bedri Murati, i cili po shpërndante para në këmbim të votës në favor të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Gjatë kontrollit në mjetin e 48-vjeçarit, policia ka gjetur një shumë parash si dhe listë të zgjedhësve, emrat e të cilëve ishin rrethuar.

 

“Gjatë kontrollit në këtë automjet, i ushtruar në prani të shtetasit B. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie të një subjekti politik, si dhe një shënim me 3 qendra votimi, në Cudhi, Krujë”, njofton policia.

 

Shtetasi Bedri Murati, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *