E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërndante lëndë narkotike në shkolla e qendra interneti, arrestohet 41 vjeçari

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës kanë finalizuar me sukses operacionin “PlayStation” nga ku një 41 vjeçar ka rënë në pranga.

 

41 vjeçari me inicialet M.V.,  u arrestua pas informacioneve të marra në rrugë operative se ai shpërndante lëndë narkotike në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit.

 

Reklamë

41 vjeçari u arrestua në një nga rrugicat e lagjes “Partizani” ndërsa gjatë kontrollit personal të ushtruar nga policia dhe atij në banesë, iu gjetën e sekuestruan 56 doza me kanabis.

 

Gjithashtu, në distancë të afërt, shërbimet kapën dhe shtetasin R. Xh, 23 vjeç, ku pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi M. V. Ky shtetas u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë