Një 38 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Lushnjes pasi shpërndante lëndë narkotike në doza.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet E.M..

 

Pas një informacioni të marrë nga qyetarët se 38 vjeçari shiste lëndë narkotike, policia ushtroi kontroll në automjetin tip “Volksëagen” të këtij të fundit ku gjeti dhe sekuestroi 9 doza me kanabis.

 

Por krahas arrestimit të 38 vjeçarit, policia nisi procedim në gjendje të lirë edhe ndaj një 40 vjeçari, I cili nodhej në mjetin e shtetasit E.M.

 

Sipas policisë, 40 vjeçari me inicialet E.K., gjatë kontrollit u gjetë me një dozë kanabis.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *