E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërndante kanabis në doza të vogla, kapet laçiani

Policia e Lezhës finalizoi operacionin policor të koduar “Gurra”.

Në pranga përfundoi K.P.,20 vjeç, banues në Laç.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas, shpërndante lënde narkotike në doza të vogla,  në lagjen “Gurra”,  në kuadër të operacionit “Gurra”,  kanë  kapur dhe  arrestuar në flagrancë  20 vjeçarin.

 

Gjatë  kontrollit fizik dhe të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi  një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 30 qese të vogla farmaceutike, një peshore elektronike,315 000 lek të reja  dhe 375 euro të prerjeve të ndryshme

Vazhdo të lexosh

Reklamë