E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërndante drogë në Tiranë, pranga 22-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

 

Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet XH. A., i cili po lëvizte me një automjet në rrugën e “Xhabrahimëve”, ku dyshohet se shpërndante drogë në doza të vogla.

 

Reklamë

Ndërkohë, u proceduan në gjendje të lirë O. H. dhe E. H., të cilët ndodheshin në makinën e tij.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë