Nje 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, ndërsa qarkullonte me armë me vete.  

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia”, pas një hetimi 3 mujor, në pranga përfundoi shtetasi me iniciale K.T., i cili vijonte të ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e narktikëve, kryesisht në Kombinat dhe në zonën e Tiranës së Re.

Ai u kap në vendin e quajtur “Qytet i nxënësve”, teksa po qarkullonte me biçikletë. Gjatë kontrollit, atij iu gjet në çantën që mbante në dorë një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Po ashtu, Policia gjeti dhe sekuestori edhe një sasi fishekësh luftarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *