E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërndante doza të vogla lëndësh narkotike, arrestohet 31 vjeçari

Një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Beratit.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet N.Gj., banues në lagjen “Çlirim”, në Berat.

 

Reklamë

Sipas policisë, 31 vjeçari u arrestua pas informacioneve të grumbulluara se ai shpërndante doza të vogla të lëndëve narkotike.

 

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, e ndarë në doza e sasi të vogla gati për shitje .

 

31 vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” 283/2 të Kodit Penal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë