Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të shpërndarjes së drogës.

Në përfundim të operacionit të koduar “Revege”, u arrestuan edhe shtetas shqiptarë. Ndërkohë nuk jepen ende detaje mbi numrin e tyre, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Bëhet me dije se jjo bandë shpërndante sasi të mëdha kokaine dhe hashashi në kryeqytetin e Italisë, Romë. Llogaritet se vetëm në 6 muajt e fundit, kur edhe u zhvilluan hetimet, ata përfituan një shumë prej afërsisht 250 mijë euro.

Policia italiane zhvilloi kontrolle nëpër shtëpi e lokale, për të arrestuar personat e përfshirë në organizatë. Sipas mediave italiane, më shumë detaje pritet të jepen në një konferencë për shtyp të policisë në orën 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *