Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë tre të rinj për shpërndaje të lëndëve narkotike.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit me iniciale K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Sipas policisë, të rinjtë u arrestuan gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *