Policia e Dibrës ka vënë në pranga 3 persona të cilët dyshohet se shpërndanin kokainë në qytetin e Bulqizës.  Të arrestuarit janë D. H., 43 vjeç; D. H., 18 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar policia iu gjeti tre të arrestuarve doza kokaine të gatshme për shitje. Gjithashtu, policia sekuestroi rreth 2.2 milionë lekë të dyshuara si të përfituara nga aktivitieti i paligjshëm.

 

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj këtyre shtetasve, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza kokaine, të gatshme për shitje, një shumë parash prej rreth 2.2 milionë lekësh, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal dhe 5 celularë”, thuhet në njoftim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *