E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërndanin kartëmonedha false, 2 të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Fake Cash” dhe ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se shpërndanin  kartëmonedha false.

Një person tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit J. T., 25 vjeç, banues në Skrapar dhe B. S., 35 vjeç, banues në Përmet.

Ndërsa në gjendje të lirë u procedua shtetasi T. K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Reklamë

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara në qytetin e Vlorës.

Shtetasi T. K. dyshohet se siguronte kartëmonedha false nga dy të arrestuarit dhe më pas i fuste në treg duke i përdorur për blerje në biznese të ndryshme të zonës.

Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë