Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen se shpërndanin lënë narkotike në këtë qytet.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

 

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër”, njofton policia.

 

Policia bën me dije se gjatë kontrollit dy të arrestuarve iu është gjetur lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

 

“Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 shtetas, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftim. 

 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *