Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qelqi” duke goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

 

Katër persona ranë në prangat e policisë si dhe u sekuestruan nga forcat blu 1 kilogramë e 251 gramë kanabis si dhe 19 doza heroinë.

 

Sasia e kanabisit u kap gjatë një kontrolli të ushtruar në një automjet ku si rrjedhojë u arrestuan shtetasit E. Xh., 26 vjeç,  S. D., 24 vjeç, A. B., 24 vjeç, të re banues në Tiranë.

 

Sipas policisë këta shtetas kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

 

Tre të rinjtë, për shitjen e lëndës narkotike përdornin automjete të marra me qera në mënyrë që të shmangin dyshimet.

 

Po gjatë operacionit ra në prangat e Policisë edhe shtetasi B. V., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

 

Policia dispononte informacione se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”.

 

Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *