Subscribe

Gjykata penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazi.

 

Arrest në burg u caktua për dy shqiptarët e Kosovës, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetvendosjes.

 

Gjyqtari, Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

 

Të arrestuarit shpërndanin ekstazi në lokale të ndryshme në zonën e Ish-Bllokur në Tiranë. Ata u vunë në pranga pas një hetimi disa mujor të uniformave blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *