Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se shpërndanin heroinë dhe marijuanë në zonën “Komuna e Parisit” dhe në rrugën “Lord Bajron”.

 

Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale A.D.  vjeç 30 dhe K.Ç., vjeç 21 të dy banues në Tiranë.

 

Sipas policisë 30 vjeçarit gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar  18.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë , 1 peshore elektronike dhe 1 celular, ndërsa 21, vjeçarit , gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.

 

Ndërkohë policia vijon hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *