Subscribe

Me 89 vota pro dhe 1 kundër, deputetët e kuvendit të Kosovës i kanë dhënë fund legjislaturës së gjashtë duke i hapur kështu rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

 

Tani pritet që presidenti Hashim Thaçi brenda 10 ditëve të caktojë datën e zgjedhjeve të cilat sipas kushtetutës duhet të mbahen jo më vonë se dyzet e pesë ditë pas shpërndarjes se parlamentit.

 

Kryetari i aleancës për Ardhmërinë e Kososvës përshëndeti vendimin duke shtuar se partia e tij është e hapur për koalicione me subjekte të tjera politike.

 

 

Ndërsa kryetari i PDK,  Kadri Veseli konfirmoi se do të garojë për të qënë në krye të ekzekutivit ndersa premtoi reforma rrënjësore në luftën kundër korrupsionit.

 

Sa i takon formimit të koalicioneve, edhe spe ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, kreu I lëvizjes vetëvendosjes, Albin Kurti deklaroi se janë në bisedime për të bashkëpunuar me LDK-ne.

 

 

Ndërkohë edhe ambasada amerikane ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Prishtinë. Ambasadori Philip Kosnett u shpreh në rrjetin social tëitter se Kosova nuk duhet të humbasë më shumë kohë në ndërtimin e themeleve për të ardhmen.

 

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, asnjë qeveri dhe asnjë legjislaturë nuk ka përfunduar mandatin e rregullt kushtetues. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë u mbajtën më 11 qershor të vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *