Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialeve në bashkitë ku do të zhvillohen votimet ditën e diel.

 

Nën masa të forta sigurie, kamionët e ushtrisë depozituan gjatë mesditës kutitë dhe fletët e votimit pranë KZAZ-ve në Durrës.

 

Në total në bashkinë Durrës janë katër komisione të zonave të administrimit zgjedhor. Kutive të votimit do t’i drejtohen të dielën rreth 262 mijë zgjedhës. Materialet u shpërndanë edhe në Dibër dhe në orët në vijim. Por nga ana tjetër, teksa KQZ ka shpërndarë bazën materiale, të shumtë janë qytetarët të cilëve u kanë skaduar kartat e identitetit.

 

Në bashkinë e Dibrës shumë banorë nxituan të aplikonin për mjetet e identifikimit. Kjo gjë shkaktoi radhë të gjata në sportelet e zyrave të ALEAT. Të shumtë janë qytetarët që u ka mbaruar vlerëshmëria e kartave ID edhe në bashkinë, Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Vorë e Lushnjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *