Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për efektivët e policisë të cilët u arrestuan pak ditë me pare nga SPAK.

 

Gjykata la në ‘burg’ efektivin e komisariatit nr 1 në Tiranë, Durim Murja, ndërsa në arrest shtëpie policet Jashar Shehu dhe Arjan Balla.

 

Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për Krenar Gjokutajn, shefi i rrugores në Korçë.

 

Ndërkohë për të tjerët është vendosur pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje.

 

Në këtë grup bëjnë pjesë efektivë të komisariatit nr 1 në tiranë dhe policia rrugore e Korçës.

 

Ata akuzohen për shpërdorim të dhënash në Tims si dhe lejimi të aktivitetit të lokaleve pas orës policore. Ndërsa efektivët e korçës favorizuan qytetarët që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *