Subscribe

Shpërndarja e kartave të studentit ka vijuar sot në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Procesi i aplikimit u inspektua nga kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe zv.ministri i Arsimit Redi.

Sistemi pritet të shrihet në 30 fakultete në vend, përfshirë edhe ato private, për pajisjen e të rinjve me kartën, premtim i paktit për universitetin.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISË, TIRANË

 “Dua të falënderoj dhe të bëj një thirrje publike për të gjitha kompanitë private që na janë bashkuar. Bankat kryesore na janë bashkuar, kompanitë celulare po ashtu, si edhe shumica e supermarketeve dhe dyqaneve të veshjeve. Një student nuk shpenzon vetëm në art, në kulturë dhe në institucione shtetërore, por edhe në privat. Kush realisht do të ndihmojë studentët, tani e ka shansin, të na kontaktojë dhe të na bashkohet në këtë platformë, e cila u mundëson studentëve kursime në një gamë shumë të gjerë”

 

Kryebashkiaku dha një tjetër lajm tjetër për studentët, ndërtimin e kampusit universitar  pas rikonstruksionit të konvikteve.

 “Do të jetë një operacion që do ta përfundojmë përpara verës, ku do të fillojmë procedurën e shpronësimeve dhe të pastrimit të territorit. Fillimisht, duhet të marrim mbrapsht çfarë është e jona. Fakultete si Gjuhët e Huaja apo Ekonomiku mjafton të nxjerrësh kokën në dritare dhe kupton që edhe oborri i tyre të brendshëm është zaptuar, ndërtuar pa leje, legalizuar dhe me hipotekë në kohët e kaluara të rrumpallës. Kështu që, duhet të sjellim fillimisht kontroll mbi territorin, para se të vazhdojmë me investimet e tjera”

 

Për sa i përket kartave, në çdo fakultet janë pozicionuar nga dy operatorë dhe i gjithë procesi pritet të përfundojë në muajin korrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *