Qeveria është detyruar që për herë të katër të ndryshojë treguesit e buxhetit, një domosdoshmëri që vjen pas efekteve që vijon të prodhojë pandemia në ekonomi.

 

Me këtë ndryshim qeveria zyrtarizoi shpërblimin e pensionistëve në masën 5 mijë lekë ndërsa shpërndarja do të nisë nga java e ardhme.

 

Përfitojnë: 677 mijë pensioniste nga të cilët 543 mijë janë pensionistë pleqërie, 74 mijë persona me pension invaliditeti, 2600 me pension social dhe mbi 8 mijë të tjerë me pension të parakohshëm.-tha Denaj

 

Në këtë rishpërndarje fondesh, ministria e shëndetësisë vijon të marrë fonde, ku në fokus janë mbështetja e familjeve me ndihme ekonomike si dhe atyre me aftësi të kufizuara.

 

Në total janë 1.4 mld lekë që do të marrë ministria e shëndetësisë, ku do të përfitojnë 169 mijë individë me aftësi të kufizuara si dhe 184 mijë me ndihmë ekonomike  

 

Më shumë para do të marrin edhe ujësjellësit, por edhe ministria e infrastrukturës për të paguar detyrimet dhe shpronësimet. Edhe në këtë akt normative, ministria e financave nuk ndryshon treguesit kryesorë të buxhetit, ku rënia do të jetë 6.1%  ndërsa deficit 8.4% e PBB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *