Subscribe

Në mbledhjen e sotme qeveria e Kosovës ka miratuar dhënien e 100 eurove për të gjithë fëmijët dhe pensionistet me rastin e vitit të ri.

“Këtë vit kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro. Ne po përpiqemi që kjo skemë të sofistikohet edhe me tutje, duke filluar zbatimin edhe të deklarimit të të ardhurave vjetore që ata që kanë më pak të ardhura të përfitojnë edhe më shumë”, tha Kurti.

Lexo edhe :

Related Posts

“Marr parasysh që pensionet e rregullta ekzekutohen këtë të premte, ne do ta kemi të pamundur që të ekzekutojmë edhe shtesën në këtë datë, por gjatë javës në vijim do të njoftojmë edhe pensionmarrësit edhe kur procedohet ekzekutimi i kësaj shtese”,tha ministri i Financave.

Nga janari e deri në korrik të këtij viti, Kosova ka shpenzuar mbi 305 milionë euro në përkrahje financiare për të gjithë personat që përfitojnë nga skema të ndryshme sociale./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *