Akuzave të liderit historik të demokratëve, Sali Berisha se pensionistët do të marrin shpërblim në shkelje të Kodit Zgjedhor, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke publikuar nenin që sipas tij, nuk e pengon këtë vendim.

 

Rama u shpreh në “Twitter” se shpërblimi i pensionistëve do të ndalohej vetëm nëse do të bëhej fjalë për zgjedhje parlamentare dhe jo lokale.

 

Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimi të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”, shkruan Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *