Subscribe

Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë nuk do të kenë detyrimin që të kthejnë mbrapsht librat që do të marrin falas.

 

Këtë gjë ka deklaruar sot ministrja e Arsimit Evis Kushi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

 

Sipas ministres, detyrimi i kthimit të librave do të jetë nga klasa e katërt e tutje, ndërsa shton se ky vendim u mor për shkak se librat në këtë kategori nxënësish dëmtohen më së shumti.

 

Qëllimi është të lehtësohet barra financiare për familjet, që nuk i kanë kushtet për tekstet shkollore. Janë tekste shkollore në përdorim falas. Pra do i kthejnë librat se do përdoren nga nxënësit e tjerë. Përsëritet kjo për 3 vite dhe më pas blihen të tjerat. Sot për shkak të një kërkese tekstet nga e para deri tek e treta do jepen falas çdo vit. Pra nxënësit do i mbajnë librat. Kjo ndodhi se nxënësit e vegjël duke mos e mirëmbajtur dot librin, por edhe programet se ka shënime dhe ushtrime dhe nuk përdoren dot më.” tha ministrja Kushi.

 

Ndërkohë ministrja e Arsimit tha se është marrë edhe vendimi për të kërkuar një shtesë në buxhetin e shtetit, që do të shkojë si shpërblim për sportistët elitar.

 

Kemi dhe një vendim tjetër për sportin. Ne kemi kërkuar një buxhet shtesë për ministrinë për shpërblimin e sportistëve elitar. Këtë vit sportistët tanë kanë pasur rezultate të shkëlqyera. Me medalje ari dhe argjendi. Këto rezultate janë tejkaluar parashikimeve dhe për t’i shpërblyer kishim nevojë për një shtesë fondi prej 40 milion lekësh. Do të marrin sportistët dhe trajnerët shpërblimin e tyre.” tha Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *