31.2 milionë leke është shuma qe Partia Demokratike ka shpenzuar gjate vitit te kaluar për shërbime dhe konsulenca. Ne kulmin e debatit politik për kontratat e lobimit te lidhura nga partia demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ne faqen zyrtare shpenzimet qe forca me e madhe e opozitës ka kryer ne vitin 2017.

 

Raporti nuk ka specifikime por sqaron se nga kjo shume 26.4 milionë leke janë harxhuar gjate fushatës elektorale për konsulence, ndërsa 4.8 milion për aktivitetin normal te partisë.

 

Shuma e shpenzuar gjate fushatës zgjedhore për lobim është specifikuar ne raportin qe PD ka dorëzuar me herët ne KQZ ku saktësohen 4 kontrata konsulence.

 

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga  PD nisi nëntorin e vitit te kaluar, kur media raportoi se kompania e lobimit “Muzin” kishte marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade” në vlerën e 150 mijë USD.

 

Çështja u rikthye ne qendër te debatit politik pas një shkrimi te revistës amerikane “Mother Jones”  sipas te cilës pas “Biniatta Trade” fshihen dy shtetas rusë.

 

Por vete Partia Demokratike ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me firmën “Biniatta Trade” dhe ka paguar për kompaninë “Muzin” vetëm 25 mije dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *