E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shpenzimet e fundvitit, ekonomistja në “7pa5”: Një shqiptar duhet të punojë 1 muaj për të festuar natën e Vitit të Ri

Na ndajnë vetëm pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve dhe me siguri mund të themi se një pjesë e mirë e familjeve shqiptare kanë nisur me përgatitjet për darkën. Që nga zgjedhja e gjelit të detit e deri te bakllavaja.

Sot në emisionin “7pa5”, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi shtë shprehur se darka këtë vit do të kushtojë më shumë se vitin e kaluar si pasojë e rritjes së çmimeve.

Reklamë

Sips përllogaritjes së ekspertes së ekonomisë, darka këtë vit kap çmimin e 40 mijë lekëve të reja. Pra një shqiptar me pagën minimale, duhet të punojë një muaj për të festuar natën e vitit të ri.

“Darka e fundvitit kushton sa paga minimale në vend. Çmimi i gjelit të detit këtë vit është rritur në 15 mijë lekë/kg. Gjithashtu edhe kg i bakllavasë ka pësuar rritje”, thotë Romina Radonshiqi e cila ka përllogaritur shpenzimet e darkës si në tabelën e mëposhtme:

Ekonomistja ka edhe disa këshilla për të ulur shpenzimet e panevojshme në natën e ndërrimit të viteve.

“Do të rekomandoja, të hiqni dorë nga 3 lloje mishi në tavolinë. Blerja e gjelit të detit mepjesë. Zëvendësimi i ëmbëlsirës duke blerë me copa dhe jo me tepsi”, përfundon ajo./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë