Shpend Ahmeti do të vijojë punën si kryetar i Prishtinës edhe në katër vitet e ardhshme.

 

Votat me kusht rikonfimuan fitoren e Ahmetit, të cilat e çuan diferencën ndaj rivalit te tij Arban Abrashit me 365 vota para.

 

Në total nga votat me kusht, me postë dhe të personave me aftësi të veçanta, Ahmetit ka fituar 861 vota, ndërsa Arban Abrashi 733.

 

Shpend Ahmeti, në një deklaratë për media pas fitores u shpreh se nga sot do të fillojë bashkimin e të gjithë atyre që janë për reforma dhe qeverisje pa korrupsion.

 

Lëvizja Vetëvendosje shpalli fitoren edhe në komunën e Prizrenit. Kandidati i kësaj partie Mytaher Hasuka, doli fitues me një rezultat të ngushtë prej 290 votash ndaj atij të Partisë Demokratike të Kosovës Shaqir Totaj.

 

Prizreni ishte bastion i PDK-së, pasi udhëhiqej prej 10 vitesh nga kjo parti.

 

Numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë i dha fund edhe procesit të numërimit të votave që nga mbajtja e raundit të dytë të zgjedhjeve për krerët komunalë, që u mbajt më 19 nëntor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *