Njihet si “Shpella e Pëllumbave”, por pak kush e di se si ky plazh ka marrë këtë emër. Guida e Quo Vadis rrëfen detaje lidhur me një ndër plazhet më të frekuentuara në Shqipëri.

 

“U pagëzua si Shpella e Pëllumbave pasi jetonin shumë pëllumbë të egër, meqë zonë gëlqerore shikonin që ka shumë vrima nëpër shkëmbinjë. Gjithmon ato fshiheshin, jetonin ose lindnin këtu. Flasim për një shpellë që është 15 metër e lartë dhe 25-30 metër e gjatë dhe gjithmonë lartësia varet nga sa rërë ka sjellë deti. Ndryshon nga viti në vit, rëra njëherë është më e thellë, njëherë më lartë. Është plazhi më privat dhe më i bukur i zonës”, thotë ai. “Shumë mjetë që kemi në zonën e Himarës, Dhërmiut, Jalës i marrin njerëzit si taksi i sjellin njerëzit këtu, bëjnë plazh edhe në një moment të caktuar kthehen”, thotë ai.

 

Guida tregon se gjatë korrikut dhe gushtit është një plazh mjaft i kërkuar, kjo edhe për shkak të qetësisë që kjo zonë ofron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *