E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpejtësi mbi normat e lejuara, pezullohen 34 patenta/Video

Aksioni i dy netëve të fundit ka pezulluar 34 patenta, për tejkalim shpejtësie.

 

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Tiranës me Radar në rruget interurbane për parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

Reklamë

Pavarësisht kontrolleve te shtuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit përsëri jane evidentuar shume drejtues mjetesh që abuzojne me shpejtesinë. Një 23 vjeçar nga Fieri është konstatuar nga Radari me 160 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres.

 

Ndërkohë gjatë dy netëve të para të fundjavës 34 Patenta janë pezulluar për shpejtësie mbi normat e lejuara, shpejtesi që varionte nga 149 km/h deri në 181 km/h.

 

Ndërkohë që policia Rrugore ju bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion.

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/647934172267892/

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë