E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Shpat Kasapi në një lidhje, njofton fejesë

Ndoshta ka pasur arsye që e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e fundit të dashurisë, të cilën do ta zyrtarizojë shumë shpejt.

 

Fejesa dhe pas disa viteve ndarja me Afërdita Dreshajn e kanë shoqëruar Shpat Kasapin edhe pas shumë viteve kur dy këngëtarët vijuan jetën e tyre të pavaruar. Shpati iu përkushtua më shumë karrierës muzikore, ndërsa Afërdita, siç dihet, ka kurorëzuar në martesë, një vit më parë, dashurinë me sportistin Jakub Kindl.

 

Reklamë

Por komentet nuk u ndalën.Ndryshe nga lidhja me Afërditën, këtë herë Shpati e ka mbajtur gjithçka të fshehtë, por shumë shpejt do ta zyrtarizojë.

 

Këngëtari i njohur nga Shkupi ka deklaruar se së shpejti do të shpallë fejesën, megjithëse identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën nuk dëshiron ta zbulojë. “Shpati është në një lidhje që do ta zyrtarizojë shumë shpejt, por kur të ketë të reja, vjen lajmi. Është koha, u bëra 33 vjeç. Por kur të ketë diçka për zyrtarizim, do jem unë ai që do e them…” – i garanton Shpati publikut. “Po, fejesë normal që do të ketë. Afër jemi. Takohemi rrallë, sepse ajo është në Kosovë, unë në Shkup, po kontaktojmë falë Zotit me Whatsapp-in”,- përfundoi Shpati pa dashur të zbulojë më shumë për partneren e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë