Shpati Kasapi na befasoi të gjithve me shpalljen e papritur të fejesës me artisten e makeup dhe arkitekten Selvie Jao. Nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale, këngëtari ndau lajmin me të gjithë ndjekësit e tij. Për “Vizioni i Pasdites”, Kasapi foli më tej mbi planet e së ardhmes, duke u ndalur te martesa e planifikuar me Selvien.

 

“Selvija është një vajzë që e do shoqërinë time, njerëzit e mi, ma do familjen. Shkojmë mirë dhe me motrën e me vëllanë. E kemi plan të bëjmë një party por të shohim.”

 

I pyetur nga moderatorja Evi Reçi nëse e kanë në plan të jetojnë në Shkup, Shpati u përgjigj:

 

“Jemi në plan e sipër, sikur na është zbehur pak e ardhmja [në Shkup], është në përgjithësi ballkanike.”

 

Këngëtari nuk ngurroi të ndante me shikuesit e Vizion Plus edhe fillimet e njohjes me, tashmë, të fejuarën e tij. Sipas këngëtarit, mes tyre ekziston një harmoni, e cila përcillet gjithashtu në marrëdhëniet familjare.

“Simptoma e parë e karantinës qenka martesa. Gjysmën e parë të karantinës e kemi kaluar bashkë. Ka qenë dhe një mundësi e mirë njohjeje. Një mundësi e mirë të njohim familjet e njëri tjetrit. Mami e ka pritur shumë mirë, si fëmijën e vet. Ashtu e respekton dhe e do.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *