E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shpartallohet Manchester United

Ilustrim · Vizion Plus

Humbja e dyte ne 3 javet e para te Premier League angleze per Manchester United. Ne Old Traford djajtë e kuq te Hoze Murinjos u shpartalluan 0-3 nga Totenhem Hostpur, duke u futur ne nje krize te thelle. Një pjese e barabarte e mbyllur me rrjeta te paprekura ku aksioneve te Lukakut dhe Fred, londinezet ju kundërpërgjigjen me Dele Ali dhe Eriksen. Me fillimin e pjesës se dyte skuadra e Pocetinos kaloi ne avantazh kur ne minutën e 50 Hari Kein mposhti portierin De Gea. Goli u dha zemër miqve, te cilët dy minuta me vone gjeten përsëri rrjetën, ketë here me Lucas Moura. Qe nga ky moment Mancester United nuk ekziston me ne fushe, duke i dhëne mundësi Totenhem te vendosi diktatin ne fushe. 6 minuta nga fundi ne një kundërsulm te shpejte Hari Kein shërbeu per brazilianin Lukas Mura qe shënoi golin e dyte personal dhe te  tretin per skuadrën e tij. Me ketë fitore Totenhem qëndron ne krye me kuote te plote pikesh 9 po aq sa Liverpul, Chelsea dhe Watford.

 

Roma dhe Atalanta nuk shkuan me shume se barazimi 3-3 ne javën e 2 te serisë A. Pas nje goli te shpejte me Take qe ne minutën e 2 nga Pastore, pjesa e pare foli vetëm per miqtë qe surprizuan jo pak ne Olimpiko. Fillimisht Golini barazoi shifrat ne minutën e 19, ndërsa Rigoni tre minuta me vone kaloi per here te pare ne avantazh Atalanten. Ishte ky i fundit qe ne minutën e 39 shënoi edhe golin e trete per skuadrën nga Bergamo. Gjithsesi reagimi i skuadrës se teknikut Di Francesco do te vinte ne pjesën e dyte. Ne minutën e 60 Florenci ngushtoi shifrat, ndërsa rezultati 3-3  u vulos nga Manolas ne minutën e 82. Ne renditjen e përgjithshme te dy skuadrat ndodhen ne kuote te barabarte pikesh 4.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh