Para demokratëve në Lezhë, Sali Berisha i është rikthyer shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

Ndërsa njoftoi se padia e tij ndaj sekretarit amerikan Blinken në Paris është pranuar, ai theksoi se shumë miq që kanë parë dosjen i kanë thënë se brenda saj nuk ka asnjë prove, fakt a dokument që e implikon.

 

“Sot propaganda e Edi Ramës dhe e pengut të tij duan t’u mashtrojnë dhe të paraqesin foltoren si një interes personal të Sali Berishës, të lidhur me vendimin e DASH për shpalljen time “non grata”. Është e pavërtetë dhe unë ia faktoj të gjithëve. Ai vendim është i bazuar në shpifje, shpifje dhe vetëm shpifje, Sali Berisha e mbajti personale dhe u drejtiova në Gjykatën e Parisit. Padita për shpifje zotërinë që firmosi vendimin. Kam kënaqësi që jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miqtë më kanë njoftuar se ajo dosje ka 0 fakte, 0 dokumenta, 0 prova, ashtu siç jua kam thënë unë ju”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *