Subscribe

Partia Demokratike premton se kur te vije ne pushtet do te rrisë punësimin, do rrisë pagat e pensionet e do te marre te gjitha masat per zhvillimin e sektorit privat e nxitjen e investimeve. Ky është vizioni i opozitës per ekonominë, program qe kryetari i PD Lulzim Basha e ka prezantuar gjate nje takimi te organizuar nga forumi per lirinë ekonomike. Basha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar ne politikat ekonomike e per te bere me te qarte diferencën mes te djathtës e qeverise, ai ka përdorur edhe skandalin e “Panama papers”.

Programi ynë ekonomik nxjerr përfundimisht ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia e sotme. Ai do të çlirojë burime njerëzore  dhe financiare që sot keqpërdoren, vidhen, shpërdorohen, apo marrin rrugën për parajsa fiskale tropikale. Ai çliron mbi 1 miliardë euro burime financiare në ekonomi çdo vit, 1 miliardë euro që i mungojnë shqiptarëve në vitin 2015 e tash 3 vite e që ndoshta gjendet në kontinente të tjera në kontot e qeveritarëve të korruptuar.”

Per demokratet zhvillimi i ekonomisë nis nga sundimi i ligjit e lufta kundër korrupsionit. Opozita gjykon se ekonomia shqiptare ka nevoje per taksa te ulëta dhe prandaj, nëse vjen ne pushtet  do te vendose taksen e sheshte ne nivelin 9 % për të ardhurat personale dhe për kontributet, si dhe ulje te normës së tatimit mbi vlerën e shtuar në nivelin 15 %.  Basha ka deklaruar se rritja ekonomike do të mbështetet nga një mirëmenaxhim i borxhit publik duke rikthyer rregullin fiskal që borxhi publik të mos e kalojë nivelin prej 60 % të prodhimit të brendshëm bruto.

Ky është programi ekonomik me taksat më të ulëta në historinë 25-vjeçare të demokracisë që vendos gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes. Programi ynë pra garanton një ekonomi që prodhon, që punëson dhe që i pasuron shqiptarët. Një ekonomi ku konkurrohet lirshëm, ku nuk ka nevojë të njohësh qeveritarin për të patur sukses. Thatcher thoshte që vjen një moment që socialistëve iu mbarojnë paratë e të tjerëve. Ky moment ka ardhur, është e qartë që Shqipëria nuk ka rilindur por është një vend ku shqiptarët pavarësisht propagandës 24-orëshe nuk duan të jetojnë”.

Ne programin e PD parashikohet eliminimi i taksave te fshehta, të dubluara, te tarifave administrative paralele siç janë taksat mbi karburantet, apo mbi ambientin, apo siç është rasti i Bashkisë se Tiranës për shkollat. Ndërkohe qe Basha ka premtuar se ditën qe shqiptaret i besojnë votën do te rrisë pagën minimale, si dhe do te rrisë pensionet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *