Subscribe

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 13 nëntor në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës, ku 3 persona hynë të maskuar dhe të armatosur.

 

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar.

 

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Ramazan Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja, dhe dy shokët e tij, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Roan Brahimi, 29 vjeç, banues në Pllanë. Të tre këta persona janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

 

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikti të autorëve me kushëririn e pronarit të lokalit.

 

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i autorëve, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M., i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar. L. M., në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.”

 

Pas videos të publikuar, Policia bëri të mundur identifikimin e të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *