E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shpallet në kërkim Myslim Murrizi

 

Policia e Tiranës  shpalli në kërkim kreu e PD-së në Lushnje, Myslim Murrizi. Hetimi ndaj tij nisi një ditë më parë,  pas një përplasje verbale me një punonjës të policisë rrugore, për kontrollin e dokumentacionit të mjetit të tij.

 

Burime pranë uniformave blu thane se Murrizi akuzohet per mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe kanosjes ndërsa vetë kreu i PD-se se Lushnjës është thirrur për t’u paraqitur ne komisariatin nr 1 ne kryeqytet.

Reklamë

 

Menjëherë pas ngjarjes efektivi i rrugores e kallëzoi penalisht kreun e PD së Lushnjës. Murrizi nuk pranoi të dorëzonte siguracionin dhe kontrollin teknik të mjetit ndërsa e regjistroi vetë efektivin e rrugores.

 

 

Më shumë video

Reklamë