Subscribe

Tre ish-zyrtarë te lartë lokale në Kukës kanë përfunduar pas hekurave, ndërsa ish-kryebashkiaku Hasan Halilaj është shpallur në kërkim pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” Me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit, Gjykata caktoi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Mirdash Hoxha, ish-Drejtorin e Financës Lekë Deda dhe ish-Drejtorin e Borxhit në Drejtorinë e Tatimeve, Gëzim Ukperaj. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh te paligjshme. Ata regjistruan bashkinë si aksionere në shoqërinë “Klubi i futbollit Kukës”, për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, rreth 45 milionë lekë gjatë periudhës 2011-2015. Nga hetimet u zbulua se këtë shumë Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve në varësi të institucionit. Prokuroria e Kukësit nisi hetimin në nëntor 2015, pas një kallëzimi të vetë bashkisë, ku ishin ngritur dyshime për veprime të paligjshme nga ana e ish-drejtuesve vendore. Hasan Halilaj ka qene kryetar i bashkisë se Kukësit i zgjedhur nen siglën e Partisë Demokratike. Me pas ai kaloi me LSI, derisa u largua ne zgjedhjet e fundit lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *