E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Video · Kronikë

Shpallet në kërkim Dervis Arapi për ekzekutimin e Jurgen Kurtit

Policia shpall ne kerkim Ervis Arapin si person qe mund te kete dijeni per vrasjen e Jurgen Kurtit.

Ervis Arapi është njeri nga djemtë e Agim Arapit i cili u masakrua në 2016 në dyqanin e tij në Durrës nga daja I Jurgen Kurtit, ngjarja në fakt për të cilën u hetua edhe 26 vjecari Kurti pasi ndodhej në vendin e ngjarjes kur tregtari Arapi u qëllua me grushta dhe mjete të forta derisa vdiq.

Fill pasi Jurgen Kurti u vra të hënënnë mbrëmje afër shtëpisë së tij në Tiranë, një nga pistat e hetimit ishte edhe hakmarrja e familjes Arapi.

Por sipas deklarimeve Vjollca Arapit, djali I saj Ervis Arapi ai ndodhet jashte shtetit ne Itali prej janarit te ketij viti.

Reklamë

 

Më shumë video

Reklamë