Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e Tom Doshit, pasi akuzohen se kanë rrahur një person dhe më pas kanë dhunuar efektivët e policisë.
James dhe Marcos Doshi, së bashku me shokun e tyre, E.L., 34 vjeç janë konfliktuar me një 38-vjeçar me inicialet R.S. të cilin e kanë dhunuar duke e lënë të plagosur.
Më pas, ata kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë, të cilët tentuan t’i shoqëronin, duke i goditur.
Sherri ka ndodhur në rrugën rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ndërkohë, është vënë në pranga miku i tyre, E.L., 34 vjeç.





