Ministria e Infrastrukturës ka mbyllur vlerësimin e ofertave per dhënien me koncesion te Aeroportit te Kukësit, nga ku ka rezultuar fituese konsorciumi i kompanive “Global technical mechanichs” sh.p.k. Dhe “Bami” sh.p.k. Investimi do te kap vlerën prej 8 milion euro. Ky koncesion do te jepet per nje periudhe 35 vjeçare. Bashkimi i operatoreve ka ne përbërje kompaninë holandeze “Naco”me eksperience ne menaxhimin e administrimin e aeroporteve.
Me herët ne kete procedure “Kastrati grup” mori bonusin e pikëve per ofertën e pakerkuar qe paraqiti, por me vone, kjo kompani u tërhoq nga gara. Sipas te dhënave nga ministria, bashkimi i kompanive fituese do te kryeje nje sere investimesh, si zgjerim te terminalit te pasagjereve, te pistës si dhe zgjerim te zonës se parkimit. Ky aeroport do te funksionoje si nje low cost, pra nje si aeroport me kosto te ulet, ne te cilin do te ulen e ngrihen avionë me nje kapacitet prej 190 vendesh.




