Subscribe

Zgjedhjet e 18 qershorit nuk do te pengojnë provimet e maturës shtetërore. Ministria e Arsimit shpall datat e provimeve duke shmangur ditën e votimeve qe zhvillohet po ne ambientet e shkollave. Zv/ministrja Nora Malaj deklaron se zgjedhjet nuk do te cenojnë standardet e provimeve te maturës.

 

Provimet e maturanteve nisin ne 5 qershor me Gjuhen e Huaj, Gjuha Shqipe zhvillohet ne datën 10, ne 15 qershor është testi i Matematikes dhe ne 25 qershor provimet me zgjedhje. Brenda muajit mars maturantet do te plotësojnë formularin e lendeve me zgjedhje, te cilat i profilizojnë për Universitetet qe do te ndjekin. Ndërkohe, Ministria e Arsimit e shkollat e larta po bëjnë unifikimin e lendeve, për te mos u përsëritur problemet me emërtimet dhe përllogaritjen e koeficienteve gjate fazës se pranimeve ne Universitete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *