Situata e krijuar ne sistemin e drejtësisë, qe është pothuajse i gjithi ne kolaps, ka bere qe kryetar i Kuvendit t’i drejtohet me një letër zyrtare Presidentit Meta, duke i kërkuar këtij te fundit qe te rihedhe shortin per vendet e mbetura vakante ne Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi. Ruçi ka kërkuar te zgjidhe ngërçin e krijuar prej disa kohesh me ketë institucion, i cili nuk është mbledhur pasi nje pjese e anëtareve ende nuk kane kaluar procesin e vetingut.

 

Vizion Plus mëson se kreu i shtetit i është përgjigjur letrës se kreut te kuvendit, duke i bere me dije se shorti nuk mund te hidhet tani dhe se Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ka shumicën per te vendosur pasi nga 9 anëtarë, 6 prej tyre janë ende ne detyre.

 

Por nga lista e anëtareve te KED, atyre ne detyre dhe atyre zëvendësues, 6 gjyqtare ende nuk kane dale përpara Komisionit te Vetingut, ndërsa me shume gjasa Rovena Gashi pritet qe t’i bashkohet listës se prokuroreve dhe gjyqtareve qe nuk e kalojnë kete proces. Vetëm 2 nga anëtarët e zgjedhur kane arritur te kalojnë me sukses procesin e vetingut, po kaq është dhe numri i atyre qe janë larguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *