Subscribe

UEFA ka hedhur shortin per fazat e plejofit ne dy kompeticionet sezonale te saj Champions dhe Europa League. Ne eventin qe transmetohet ekskluzivisht nga Tring dhe Vizion Plus u përcaktuan 10 çiftet qe do te luajnë mes tyre fazën e plejofit ne datat 16/17 dhe 23/24 gusht per te arritur me pas fazën e grupeve te Uefa Champions League. Shorti ka vene përballe edhe çifte mjaft te forta siç eshte rasti i Portos kundër Romes apo Villareal – Monako. Goglat kane qene me fat per skuadrat e tjera teksa Manchester Siti i Pep Guardioles do te përballet me Steauan e Bukureshtit qe gjithsesi e ka ne Palamresin e saj nje kupe kampione apo kampionia e Holandes, Ajaxi me nenkampionen e Rusisë, Rostovin. Perballjet e tjera jane disi me te ekuilibruara kur Selltik Gllasgou gjeti duelin me Hapoel Beer Sheva nga Izraeli qe eliminoi Olimpiakosin, Ludogorets do te luaj me viktori Plzen, Kopenhagen kundër surprizës Apoelnga Nikozia. Irlandezet e Dundalk do te tentojnë te bëjnë surprizën edhe me Legian e Varshaves, eliminuesit e Shakhtjar Donjec, Jung Bojs nga Berna përballen me te katërtën e sezonit te vjetshëm ne bundeslige Borusia Monshcengladbach, ndërsa Dinamo Zagreb kundërshtarja e vjetshme e Skënderbeut gjen ne plejof Salzburgun qe mundi kete here Partizanin. Pikërisht Partizani ishte skuadra me e shumëpritur nga shqiptaret dhe shorti i UEFA ka qene mjaft i rende teksa do te përballen me Krasnodarin ne Kubanin e largët ne Rusi. Ndeshja e pare luhet ne transferte dhe kjo mund te jete nje mundësi per Partizanin. Ndërkohe skuadra tjetër shqiptare Shkëndija e Tetovës do te përballet ne plejof me Gentin e Belgjikës. Karabaku i Ansi Agollit do te luaje ndeshjen e pare ne Goteborg te Suedisë, Lokomotiva e Zagrebit me Grezden dhe Cekicin luan kundër Genkut te Belgjikës, ndërsa përballja me e forte është ajo mes Instanbul Basakshehir te Cikalleshit dhe Shakhtjor Donjec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *