UEFA ka hedhur ne Nion te Zvicrës shortin per raundin e pare dhe te dyte kualifikues te Uefa Champions League si dhe per Europa League. Per here te pare ne historinë ne kupat europiane do te marrin pjese edhe ekipet kosovare, duke e çuar ne 7 skuadrat shqiptare nga te gjitha trevat. Kampioni i Kosovës Trepça 89 goglat i rezervuan nje short relativisht te lehte, ku do te përballen ne raundin e pare kualifikues kundër Vikingur te ishujve Faroe. Ne rast kualifikimi skuadra nga Mitrovica sfidon ne raundin e dyte kampionet e Islandës Hafnafjordur. Ne ketë raund nje përballje te vështire do te ketë kampioni i Shqipërisë, Kukësi. Përballe tyre do te jete sherif Tiraspol, i cili vitet e fundit ka vendosur hegjemoninë ne Moldavi. Një skuadër e forte qe drejtohet nga italiani Roberto Bordin. Takimet e raundit te pare do te luhen ne 27 dhe 28 qershor, ndërsa ato te kthimit nje jave me vone. Sfidat e raundit te dyte zhvillohen ne 11 dhe 12 korrik, ndërsa ato te kthimit nje jave me vone.

 

Ndërkohe ne kupën e vogël te europes nga te gjitha ekipet shqiptare, duket se fati i ka buzëqeshur vetëm Skënderbeut. Korçaret do te përballen me Saint Julia nga Andorra. Aspak miqësore goglat per dy ekipet e kryeqytetit. Partizani sfidon bullgaret e Botev Plovdiv nderaa Tirana përballet me izraelitet e Makabi Tel Aviv. Shkëndija e Tetovës ndeshet me moldavet e Dacia Kishinou ndërsa Prishtina me suedezet e Norkeping. Takimet e para do te luhen ne 29 qershor ndërsa ato te kthimit ne 6 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *