Uefa Champions League ka njohur duelet e cerekfinaleve që do të dhurojnë emocione dhe spektakel në sfidat që do transmetohen në platformen Tring.

Goglat e hedhura në Nion të Zvicres, raporton Vizion Plus, kanë vënë përballë duele të jashtëzakonshme. Mes të cilave spikat finalja e sezonit të kaluar Bayern vs PSG.

Një tjetër ndeshja e madhe do të jetë ajo mes gjigandeve të Europës Real Madrid-Liverpool.

 

Anglezet e Manchester City do të kenë përballë Dortmund, një tjetër duel anglo-gjerman pasi në 1/8 skuadra e Guardioles luajti kundër Gladbah.

 

Shumë me fat skuadra tjetër angleze e Chelsea që gjen në cerekfinale, ekipin më të dobët bë letër, Porto, skuadër që eleminoi Juventusin.

 

Jo vetëm kaq por Uefa ka përcaktuar edhe ecurinë e cifteve edhe në duelet gjysmëfinale dhe përplasjet e tyre të mundshme.

Kështu fituesja e ciftit Manchester City vs Dortmund do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e ciftit Bayern vs PSG.

Ndërsa fituesi që del nga cifti Liverpool-Real Madrid do të ndeshjet me fituesin e ciftit Porto-Chelsea.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *