E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shoqëron shtatë protestues, banorët e Unazës së Re para policisë së Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të marte 7 banorë të Astirit,  të cilët protestojnë në zonën e Unazës së Re janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se shoqërimi i tyre në polici është bërë pas përfundimit të protestës, ndërsa nuk është dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë shoqërim.

 

Ndërkohë bëhet me dije se  një pjesë tjetër e banorëve të Unazës së Re janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e personave të shoqëruar.

 

Gjithashtu në mbështetje të tyre si çdo mbrëmje është dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë