Është shoqëruar në polici, këtë të dielë ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka.

 

Ndalimi i Ndokës është bërë nga forcat RENEA, pak orë pas arrestimit te ish-drejtorit te Burgjeve Arben Çuko.

 

Sipas informacioneve paraprake arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar Hipoteka,  nën akuzat për tjetërsim pronash në Lezhë. Ndoka dyshohet se ka kaluar disa prona në emër të familjarëve të tij.

 

Gjithashtu përveç  ish-deputetit, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *